Lajmet e fundit
Spanjolli ka lavdëruar shumë skuadrën nga Madridi, e cila sipas tij shumë vështirë mposhtet.

Pep Guardiola ka thënë se Atletico Madrid është kundërshtar i vështirë.
Bayern Munich do të përballet me skuadrën spanjolle të mërkurën mbrëma, në gjysmëfinalen e parë mes tyre në Ligën e Kampionëve këtë edicion.
Sipas strategu spanjoll, skuadra nga Madridi është shumë vështirë e mposhtshme për shkak të presionit të madh që ushtron në fushë.
"Fillimisht ne jemi të lumtur që kemi arritur sërish në gjysmëfinale. Atletico janë një skuadër që bën presion shumë dhe mbrohet shumë mirë”.
"Nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj tyre. Do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme. Atletico tashme ka arritur në nivel të Barcelonës e Real Madridit. Këtë e dëshmon renditja në tabelë dhe ajo se cfarë po bëjnë që disa vite në Champions".