05.09.2019 · përditësuar para 2523 dite1 min lexim
Lëndimi i futbollistit Aymeric Laporte e ka lënë skuadrën Manchester City të brishtë sa i përket linjës mbrojtëse.
Për këtë arsye, menaxheri Pep Guardiola dëshiron që ta nënshkruajë ndonjë mbrojtës të ri, nëse Laporte nuk arrin të rikuperohet deri në muajin janar, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se Laporte do të mbetet jashtë fushës për pjesën tjetër të vitit të kalendarik për shkak të një lëndimi që ka marrë në gju gjatë ndeshjes me Brighton.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.