Lajmet e fundit
Ish menaxheri i Barcelona dhe Bayern Munich ka thënë se është duke e ndjerë presionin e rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit si shef i skuadrës nga Etihad Stadium

Pep Guardiola ka thënë se nuk është i pashkarkueshëm, pas humbjes nga kampioni në fuqi i Premierligës, Leicester City.
Citizens kanë humbur dy ndeshjet e fundit, nga Chelsea dhe Leicester, duke mbetur prapa Bluve, megjithë startin e mirë këtë edicion.
Dhe megjithëse spanjolli mrbon taktikat e tij, ai e di që presioni mbi të është duke u rritur.
"Duhet të fitosh. Nëse nuk e bën këtë gjë je në probleme".
"Natyrisht skuadrat vendosin në afate të gjata, por nëse nuk fiton, eventualisht, tjetri vjen në vendin tënd".
"Nuk jam shkarkuar kurrë dhe është hera e parë në jetë që kam kaq gjatë pa fitore. Sezoni tjetër do të jetë edhe më i mirë, e kështu me radhë. Por duhet të fitoj edhe tash".