Lajmet e fundit
Sheikët e Emirateve të Bashkuara Arabe që janë edhe pronarë të Manchester City-it kanë thënë se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë, ndaj ishte me patjetër që ta merrnin si trajner të klubit të tyre.

Në Angli thonë se Pep Guardiola do ta ndryshojë historinë e Manchester Cityt.
Pronari i Manchester Cityt dhe gjithë stafi i klubit, duken në qiellin e shtatë me ardhjen e Pep Guardiolas në krye të klubit anglez.
Shefi ekzekutiv i Manchester Cityt, Khaldoon Al Mubarak, ka thënë fjalë shumë të mira për Pep Guardiolën. Ai është shprehur se ish trajneri i Barcelonës e Bayern Munichut, është më i miri në botë dhe se janë të lumtur që e kanë atë në ‘Etihad Stadium’.
“Jam shumë i lumtur që Guardiola iu bashkua ekipit tonë. Ai është më i miri në botë. Pasioni që ka për futbollin dhe mënyra se si e përgatit skuadrën, është me të vërtet mbresëlënëse. Ai është trajner fitues”, ka thënë Mubarak, njofton Albeu.com.
klankosova.tv