Lajmet e fundit

Pep Guardiola ka arritur marrëveshje me Manchester City-n për ta zgjatur kontratën edhe për dy vjet të tjera.
Trajneri i Qytetarëve kishte vetëm edhe shtatë muaj në kontratë, dhe City thuhet të kishin qenë të vendosur për ta mbajtur atë në “Etihad Stadium”.
Ende nuk dihen detajet shtesë të kësaj ujdie, mirëpo duket se Guardiola është i vendosur që ta sjellë një trofe madhor si Liga e Kampionëve te klubi tjetër nga qyteti i Manchester-it.