Lajmet e fundit

Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola ka shprehur admirimin që ka për Mario Gotzen dhe se ka thënë që e kupton frustrimin e tij për hapësirën e vogël që i është dhënë.
Gotze ka luajtur në një ndeshje këtë edicion ndërsa ka shënuar gol në fitoren prej 3:0 kundër Olympiacos.
“E dua Gotzen, ai është një lojtar shumë i mirë me cilësi shumë të larta”.
“Por unë kam Lewandowskin dhe Muller. E kuptoj pakënaqësinë e tij, por unë këtu jam për ta ndihmuar”, ka thënë Guardiola.
Kurse vet Gotze para mediave ka thënë që është i lumtur me këto tri pikë, ai shënoi në minutën e ’89-të të takimit, transmeton Klan Kosova.