Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka thënë që ekipi i tij duhet të përmirësoj shumë gjëra në qoftë se dëshirojnë të fitojnë Premier Ligën këtë sezonë.
Manchester City aktualisht kryesojnë tabelën pas katër ndeshjeve, me fitoren e tyre më të fundit kundër Manchester United ditën e shtunë.
“Mënyra si kemi luajtur deri më tani nuk është e mjaftueshme për të fituar titullin” ka thënë Guardiola.
Për më tepër ai ka shtuar që është i kënaqur me rezultatet e deritanishme mirëpo konsideron që nuk janë të mjaftueshme për fitore të mëdha siç janë Premier Liga dhe Liga e Kampionëve.