Lajmet e fundit

Trajneri aktual i Bayern Munich, Pep Guardiola raportohet të ketë refuzuar kontratën e re me klubin nga Allianz Arena.
Për të thuhet se do të kalojë në skuadrën angleze Manchester City në fund të këtij sezoni.
Ai ka qenë i lidhur me një kalim në Etihad Stadium qe disa muaj, kështu që përfundimisht duket se do të kalojë tek gjiganti anglez.
Drejtuesit e klubit thuhet që janë duke menduar për ta shkarkuar Pellegrinin dhe për të arritur pajtimin me Guardiolan në muajin janar, transmeton Klan Kosova.