Lajmet e fundit

Manchester United raportohet se është i interesuar që në krye të skuadrës ta sjell trajneri aktual të Bayern Munich, Pep Guardiola.
Kohëve të fundit është paralajmëruar se Louis Van Gaal do të largohet, ndërsa si kandidat potencial për të marrë drejtimin e skuadrës është ish-futbollisti, Ryan Giggs.
Por tash thuhet se caku kryesor i drejtuesve të United është bërë spanjolli, i cili njihet për menaxhimin që ka bërë tek Barcelona dhe tash tek Bayern Munich, transmeton Klan Kosova.