Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, shpreson që Raheem Sterling të mbetet te Manchester City për shumë vite në vijim.
23 vjeçari së fundi duket se i ka stopuar bisedimet me klubin lidhur me një kontratë të re, por menaxheri i tij nuk pret që ai të largohet.
“Klubi, kreu dhe unë duam që ai të qëndrojë për një kohë goxha të gjatë, dhe që ta nënshkruajë një kontratë të re”, tha Guardiola.
“Kjo nuk është tani në kokën time sepse, siç i thashë kolegut tuaj, shkoj në pushim pas dy ditësh”.
“Duam që ai të qëndrojë sa më gjatë që është e mundur”, vijoi Guardiola, nën urdhrat e të cilit Sterling duket se ka rigjetur formën e tij të shkëlqyeshme.