Lajmet e fundit

Sipas ish yllit të Barcelonës, Ronaldinhos, Pep Guardiola e ka aftësinë që të jetë trajner në cilindo ekip të botës.
Bayerni pak ditë më parë bëri me dije se Guardiolas nuk do t’i vazhdohet kontrata me kampionin e Bundesligës, dhe Manchester City, United dhe Chelsea, i janë vënë pas ish trajnerit të katalunasve që t’i bëjnë kontratë.
Pasi që kishte siguruar tre tituj në ligë, dy kupa mbretërore Copa del Rey dhe dy tituj në Ligën e Kampionëve, Guardiola kishte shkuar në Bundesligë që të sigurojë trofe edhe atje.
Pavarësisht se cili është drejtimi që 44 vjeçari Ronaldinho do të marrë në karrierën e tij, ai prej që Guardiola të mbesë fuqia dominonte në lojën e futbollit.
“Pep është një trajner i mrekullueshëm dhe do t’ia dilte në çdo ekip të botës”, ka thënë Ronaldinho raporton Omnisport, transmeton Klan Kosova.
“Ai është një mik i jashtëzakonshëm dhe mund ta trajnojë çdo ekip të mundshëm”.