Lajmet e fundit

Edhe verën që kaloi ka pasur raportime se Manchester City është i interesuar që të sjell në Etihad Stadium, yllin e Juventusit, Paul Pogba, ndërsa edhe për Pep Guardiolan është thënë se mund të marrë drejtimin e klubit nga Manchesteri.
Përsëri është hapur një temë e tillë, ndërsa thuhet se Citizens kanë gati 85 milionë për mesfushorin francez, ndërsa dëshira është që pas tij të vjen edhe strategu spanjoll.
Këto dy transferime thuhet se do ta bëjnë Cityn skuadër garuese në Champions League, transmeton Klan Kosova.