Lajmet e fundit
Pep Guardiola e ka lënë në duar të Bastian Schweinsteiger vendimin për t'u larguar apo për të qëndruar tek skuadra bavareze.

Menaxheri i Bayern Munchen, Pep Guardiola ka folur para mediave për të parën herë lidhur me interesimin e Manchester United për Bastian Schëeinsteiger.
Raportohet se gjermanit që lavde i thuri edhe vet trajneri i ‘Djajve’, Luis van Gaal, i është garantuar një vend në skuadrën startuese, nëse pranon pagën 7.5 milionë euro në vit.
Kapiteni i përfaqësueses gjermane ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me këtë çështje, por raportohet se është pro një transferimi në Premier League, diçka që Guardiola është duke u munduar ta shmangë.
“Natyrisht që mendoj të punoj me Bastin edhe sezonin tjetër”.
“Por, ai duhet vet të vendosë për të ardhmen e tij. I ka thënë: ‘E ardhmja yte varet nga ti’”.
“Basti ka bërë karrierë të shkëlqyer, por ai duhet të marr një vendim”.