Lajmet e fundit

Pep Guardiola do ta ketë më të lehtë punën me ekipin pas rikthimit të Sergio Agueros për ndeshjen me West Ham të mërkurën, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Sulmuesi ka munguar në ndeshjen kundër Tottenham të shtunën, për shkak të një lëndimi të vogël mirëpo Guardiola e ka konfirmuar se ai është gati të luajë sërish.
‘Ai është trajnuar me ekipin. Është gati”, ka thënë Guardiola në një konferencë për media.
“Ai është i rëndësishëm, ne luajmë shumë ndeshje pa të por jam i lumtur që po kthehet”, ka thënë Guardiola.