Lajmet e fundit

Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola ka thënë se sulmuesi Sergio Aguero është “ende i rëndësishëm” për ekipin, pavarësisht betejës për formacionin titullar.
Aguero zëvendësoi të lënduarin Gabriel Jesus në fitoren 2:0 kundër Bournemouth për tu ngritur në vendin e dytë në tabelë.
“Natyrisht se kemi nevojë për të gjithë lojtarët, sulmuesit në veçanti. E di sa i rëndësishëm është Sergio. E bëra dje një ditë më parë, javën e fundit, muajin e kaluar”.
“Ai është futbollist i rëndësishëm por që në ndeshjet e fundit nuk ka luajtur sepse të tre sulmuesit kanë qenë të mahnitshëm”.
“Gabriel ka qenë i padiskutueshëm dhe Leroy dhe Rash po ashtu, prandaj kanë luajtur ata”, ka thënë Pep./Klan Kosova/