Ende pa zhvilluar ndeshjen e parafundit të këtij sezoni ndaj Chelseat, trajner Pep Guardiola iu gëzua titullit në Premier League për herë të tretë rresht.
Këtë ia mundësoi atij humbja e Arsenalit kundër Nottingham Forest-it përcjell klankosova.tv.
Me këtë rast ai e fitoi trofeun e 10 brenda Anglisë me skuadrën e Manchester Cityt.
5 herë Premier League, 4 herë League Cup dhe 1 herë FA Cup.
Guardiola kështu bëhet trajneri i 5-të që arrin të fitoj 10 e më shumë trofe me një skuadër angleze.
Para tij këtë e kanë bërë Sir Alex Ferguson, George Ramsay dhe Arsene Wenger.
Por Guardiola deri te kjo shifër erdhi për 7 sezone.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.