Lajmet e fundit

Futbollisti i Barcelonës, Malcom, duket se është në shënjestër të klubit kinez, Guangzhou Evergrande, sipas Diario Sport.
Braziliani është cak i disa top klubeve evropiane, por duket se Guangzhou janë të vetmit që janë të gatshëm të japin një ofertë të denjë që përfolet se kap shifrën e 50 milionë eurove.
Malcom nuk ka arritur ta gjejë veten në Camp Nou që kur u largua nga Bordeaux verën e kaluar, duke luajtur vetëm në pesë ndeshje në La Liga.