Lajmet e fundit
Ata në fillim patën mospajtime, mandej shkëmbyen të shara dhe kërcënime fizike, ndërsa përfunduar në përleshje, gjatë ushtrimeve që po bëjnë në Stara Pazovë, shkruan "Kurir".

Lojtarët e përfaqësueses së Serbisë, Aleksandar Kolarov dhe Stefan Mitroviq janë rrahur gjatë ushtrimeve që po zhvillojnë në Stara Pazova për ndeshjen kundër Danimarkës, me 13 qershor.
Ata në fillim patën mospajtime, mandej shkëmbyen të shara dhe kërcënime fizike, ndërsa përfunduar në përleshje, shkruan "Kurir", transmeton Klan Kosova.
Gazeta shkruan se po të mos ndërhynin lojtarët tjerë, kjo e rrahur do të rezultonte me pasoja të rënda shëndetësore për ndonjërin.
Mësohet se ky incident ka përkeqësuar edhe më tepër atmosferën në përfaqësuesen e Serbisë, që edhe ashtu është jo e mirë.
Kurir thotë se me gjasë, Mitroviq, i cili është quajtur hero i ndeshjes me Shqipërinë, pasi kapi flamurin e hedhur në stadiumin e Partizanit nga droni, zor se do të ketë më vend në kombëtare, nëse Kolaraov, që është edhe zëvendëskapiten, vazhdon të luajë.