Lajmet e fundit

Anëtarët e ish grupit të Prince, The Revolution, kanë paralajmëruar se do të ribashkohen për një seri koncertesh.
Deklaratën ata e kanë bërë të ditur përmes një video, transmeton Klan Kosova.
Kitarisit, Wendy Melvoin, ka thënë se pasi që i kanë shpenzuar disa ditë së bashku duke vajtuar ata kanë vendosur që duhet të bashkohen për disa koncerte.
Ky grup që u shpërbë në vitin 1986 nuk ka paralajmëruar për ndonjë datë të caktuar kur publiku do të mund t’i shoh së bashku por Malvoin ka thënë se “Do të shihemi së shpejti”.
The Revolution ka shërbyer si grup mbështetës i Prince qysh në fillimet e karrierës së tij, mirëpo ata nuk e morën zyrtarisht emrin e tyre deri në paraqitjen e Prince në vitin 1984 me Purple Rain.