Lajmet e fundit

Të katër ish anëtarët nga grupi i njohur suedez i viteve 1970, Abba, janë ribashkuar në hapjen e një biznesi të ri në Stockholm.
Ata kanë hapur një restorant që ka emrin e njëjtë sikurse filmi Mamma Mia që u realizua në Greqi, që kishte për temë grupin Abba.
E kjo e gjitha ishte ide e yllit të këtij grupi, Bjorn Ulvaeus.
Ai ishte i shoqëruar në natën e hapjes bashkë me Benny Andersson, Anni-Frid Lyngstad dhe Agnetha Faltskog.
Të katër yjet e Abba janë parë së bashku për herë të fundit në vitin 2008, në premierën e filmit, Mamma Mia.
Fansat kanë paguar 110 euro për të qenë pjesë e hapjes së restorantit, Mamma Mia.
Sipas tyre në këtë vend të gjithë klientët që dëshirojnë ta vizitojnë këtë vend, do të kënaqen me stilin Mesdhetar.