Lajmet e fundit

Shorti i europianit si pasojë e ndarjes së vazove në bazë të renditjes së FIFA-s, propozon veç grupit të Shqipërisë të tjera përballje të forta në kontinent, ku disa emra të mëdhenj të futbollit botëror mund të mbesin jashtë turneut rus.
Grupi A mund të konsiderohet gjithashtu një grup i hekurt, me Holandën dhe Francën që janë shortuar së bashku dhe sikur të mos mjaftonte bashkë me to është dhe Suedia e Ibrahimovicit por dhe Bullgaria ndërsa grupit plotësohet nga Bjellorusia dhe Luksemburgu.
Ndërkohë në grupin B, Portugalia dhe Zvicra do të ndeshen me Hungarinë, Letoninë, Ishujt Faroe dhe Andorën.
Gjermania në grupin C gjen sërish Republikën Ceke, ndërsa nuk duhet të paraqesin problem për këto dy përfaqësuese, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Azerbajxhani dhe San Marino.
Në grupin D, të gjitha skuadrat kanë shanse teksa në Shën Petërburg nga goglat dolën emrat e Uellsit, Austrisë, Serbisë, Irlandës, Moldavisë dhe Gjerogjisë, ndërsa në Grupin F, Anglia do të ketë një derbi me Skocinë, ndërsa plotësojnë grupin Sllovenia, Sllovakia, Lituania dhe Malta.
Sa i përket grupeve të tjera për zonën e Europës ato janë si më poshtë: