Lajmet e fundit

Koordinatori për Drejtësi në Qeverinë në Hije të PDK-së, Përparim Gruda, e ka quajtur të padrejtë deklarimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se “Gjykatën Speciale e kemi gjetur fakt të kryer, përgjegjës të mbahen ata që ua kishin ndrydhur duart deputetëve në kohën kur u themelua".
Ai nëpërmjet një qëndrimi ka kërkuar që të mos u rendohet barra edhe më tepër të paraburgosurve në Dhomat e Specializuara të Kosovës, transmeton KlanKosova.tv.
Gruda ka dhënë disa sqarime, se pse, sipas tij qëndrimi i Haxhiut është i padrejtë:
1. Ju keni thënë që do ta zhbëni Gjykatën Speciale sapo të vini në pushtet. Kur e keni bërë këtë deklaratë, gjykata ishte e themeluar, pra ishte fakt i kryer. Çfarë ka ndryshu tani?! Ka ndryshuar vetëm fakti që tani jeni në pushtet dhe jo në opozitë. Kaq mjafton të thuhet për sinqeritetin tuaj!
Që të jem deri në fund i sinqertë, për mua është pabesueshme, që Kosova mund të ketë një qeveri të tillë, e cila çdo ditë, ngado që sillet, ndeshet me UÇK-në. UÇK-ja i duket pengesa më e madhe në punën e saj.