Një body-buildere nga Nevada e ‘shtypi’ një rekord botëror kur përdori kofshët e saj për të thyer tre shalqi në minutazhën prej nën tetë sekondash.
Kortney Olson, pronare e linjës së veshjeve atletike GRRRL Clothing, tha se vendosi ta merrte këtë rekord botëror të shkatërrimit të shalqirit për të festuar hapjen e dyqanit të ri në Las Vegas.
Olson përdori kofshët e saj për të thyer tre shalqi, gati duke e përgjysmuar rekordin botëror të bodybuilderes ukrainase Olga Liaschuk me 14.65 sekonda.
Koha e Olson mundi gjithashtu edhe rekordin e versionit të meshkujve, i cili u vendos në 10.88 sekonda nga atleti iranian Rohollah Doshmanziari.
Olson deklaroi se po përgatitet të organizojë një orë mësimi për thyerjen e shalqirit dhe se planifikon një ngjarje më 3 gusht në Ditën Ndërkombëtare të Shalqirit.
https://www.youtube.com/watch?v=tzJiICIcnWg
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.