Një grua që po pret të bëhet nënë u bë e varur për të ngrënë flluska gjatë shtatzënisë së saj dhe pretendon se uji me sapun është më i mirë se seksi.
Zoe Eastman hynë tre herë në ditë në vask për të kënaqur mallin e saj të pazakontë – konsumimin e flluskave, transmeton Klan Kosova.
33 vjeçarja nga Liverpool, ka thënë: “Kjo ka ndodhur që kur kam hyrë në javën e 20-të të shtatzënisë, më është shtuar mall për të ngrënë flluska në dush”.
“Unë i vë flluskat në hundë dhe i thith”. “Është një ndjenjë seksuale – si të kesh një orgazmë, kjo është më e mirë se seksi”.
Zoe u përpoq për ta fshehur varësinë e saj të fshehtë nga i fejuari, Mark Smith, por një mbrëmje ai e kapi atë me fytyrën plotë flluska në dush.
“Kur Mark më ka parë duke ngrënë flluska, unë u ndjeva pak në siklet”, tha Zoe.
Kur Zoe e ka përmendur dëshirën e saj të çuditshme me gratë e tjera shtatzëna, ato i sugjeruan asaj që ajo të flasë me mjekun për të gjetur nëse ajo vuante nga PICA – një çrregullim që ka të bëjë me mangësi të hekurit në trup, transmeton Klan Kosova.
Pra, në pesë muaj shtatzënë, ajo vizitoi mjekun dhe mori analizat e gjakut.
Rezultatet treguan se nivelet me hekurin ishin në fakt normale.
Fatmirësisht mjeku siguroi Zoe se kjo varësi nuk ishte e dëmshme për fëmijën e saj të pa lindur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.