Raportohet se një femër serbe, shtetase e Malit të Zi, mbrëmë ka humbur pa gjurmë nga Manastiri i Graçanicës.
Sipas policisë, viktima ka qëndruar në manastir që nga muaji shkurt 2024, dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, transmeton Klankosova.tv.
Sipas dëshmitares, në dhomën ku ka qëndruar viktima janë gjetur dokumentet personale të saj.
Pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar rasti dhe hetimet janë në vazhdim, thuhet në raportin e policisë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.