Lajmet e fundit

Një grua nga Londra ka ndryshuar emrin e saj në Jemmaroid Von Laalaa në një përpjekje për t’u rikthyer në llogarinë e saj në Facebook.
Mis Von Laalla e njohur më parë si Jemma Rogers ka hapur llogarinë e saj shtatë vjet më parë duke përdorur këtë pseudonim qesharak si shkak për të mos pranuar kërkesa të padëshiruara.
Megjithatë, muajin e kaluar, ajo ka marrë një mesazh nga facebooku duke i kërkuar asaj të vërtetoi se Jemmaroid Von Laalaa ishte një person i vërtetë.
Por një ditë më vonë asaj iu bllokua llogaria e saj, transmeton Klan Kosova.
Ajo u përpoq t’i shpjegoi Facebook se çfarë kishte ndodhur por llogaria mbeti e pezulluar, kështu që ajo tani ka ndryshuar emrin me të vërtetë madje ka nxjerrë edhe karta të reja bankare, patentë shofer dhe të gjitha të tjerat në mënyrë që ajo të vërtetoi identitetin e saj.
Përkunder gjithë kësaj, llogaria e saj është ende e mbyllur dhe ka marrë vetëm një mesazh nga Facebook për t’i treguar se është duke iu shqyrtuar problemi.
"Unë kam qenë e bllokuar nga llogaria ime për pesë javë dhe tani kam humbur të gjitha fotot e mia, mesazhet dhe kujtimet e çmuara," thotë Jemmaroid.