Një nënë e katër fëmijëve në Kolorado është zgjedhur si fituese e lotarisë së vaksinave prej 1 milion dollarësh, njoftoi të mërkurën guvernatori I këtij vendi Jared Polis.
Heidi Russell shprehu mirënjohjen dhe tronditjen e saj pasi mësoi për fitoren e saj.
Fushata e lotarisë iu dha pesë banorëve të Kolorados 1 milion dollarë në tërheqje javore gjatë qershorit dhe në fillim të korrikut në një përpjekje për të promovuar vaksinat ndaj COVID-19.
Polis, një demokrat, e përkraku llotarinë me motivimin e më shumë njerëzve për t'u vaksinuar që përndryshe nuk do të kishin rënë dakord për vaksinimin.
Por të dhënat e shtetit tregojnë se lotaria nuk çoi në një rritje të normave të vaksinimit, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Shteti dha rreth 501,000 doza nga 26 maji deri më 26 qershor, një rënie prej 43% nga totali i vaksinave të administruara në muajin para shpalljes - e cila ishte gati 1.2 milion.
Si pjesë e programit, Kolorado dha gjithashtu pesë bursa 50,000 dollarëshe për banorët 12-17 vjeç të cilët morën të paktën një dozë vaksine, transmeton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=PCmmreYEBRI
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.