Një grua në Zveçan ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me thikë nga bashkëshorti i saj, me të cilin nuk jeton më.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati dhe se rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me thikë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin nuk jeton më. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.