Lajmet e fundit

Pothuajse çdo kujt i pëlqen një grua e veshur me një fustan të kuq. Një grua që vishet me ngjyrën e pasionit, e ka të sigurt shikimin e shumë personave.
Madje për “Woman in Red” këngëtari legjendar Stevie Wonder e ka edhe një këngë, transmeton Klan Kosova.
Pikërisht “gruaja me të kuqe” është shëtitur nëpër vende të jashtëzakonshme të Rumanisë të cilat nuk janë fare të urbanizuara.
Fotografi Andrei Gherasim, e kishte filluar këtë projekt fotografik një vit më parë.
Ai me anë të fotografive të tij dëshiron të promovojë vendet e bukura dhe të pastërta të cilat janë në Rumani.
Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi nga fotosesioni të cilin e ka realizuar Gherasim.







