23.06.2015 · përditësuar para 4053 dite1 min lexim
Nuk është çmenduri po të mbash rreth 120 mace dhe të kujdesesh për to në shtëpinë tënde.
Kështu mendon të paktën Silvana Valentino- Locke, e cila u kthye në shtëpinë e saj për të bërë një qendër shpëtimi për macet.
Ajo diçka të tillë bëri më shumë se 20 vjet më parë, me bekimin e burrit të saj Tony.
55 vjeçarja shpjegoi që nuk është edhe goxha e lehtë të bësh diçka të tillë, pasi që çdo njeri që vjen për të marrë një mace mendon që Silvana nuk është e martuar ngase diçka të tillë s’mund t’a lejonte bashkëshorti i saj.
Por gjithçka është e kundërta, zonja Valentino, tha që gjithë këtë punë e kam bërë me përkrahjen e burrit tim, transmeton Klan Kosova.