Lajmet e fundit

Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi dje i kishte penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtar policorë, që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Në raportin e policisë thuhet se viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, transmeton KlanKosova.tv.