15.02.2016 · përditësuar para 3796 dite1 min lexim
Një grua që ishte e zemëruar për prerjen e flokëve të saj supozohet që është kthyer tek floktari dhe ka tentuar që të hap zjarr në drejtim të tij.
Adrian Blanche Swain raportohet të jetë kthyer përsëri në sallon një orë pas prerjes së flokëve.
Incidenti dramatik ka ndodhur në San Diego, California, ne nje sallon flokësh - dhe ka mbaruar pasi arma nuk funksionoi.
29-vjeçarja është akuzuar se është kthyer me një prerje tjetër të flokëve, duke mbajtur armën dhe duke thirrur: "Shikoni se çfarë i keni bërë flokëve të mia!"
"Ajo erdhi me një pjesë të qethur në njëren anë të kokës, dhe unë mbeta si ," Unë nuk e kam bërë këtë "," i tha NBC-së, frizeri Manny Montero, , përcjellë Klan Kosova.
Ajo më pas është akuzuar se ka vënë armën në drejtim të berberit dhe ka provuar ta qëllojë atë tri herë - por arma iu bllokua.
"Ajo kishte armë. Ajo do të më vriste," tha Montero. "Për disa arsye, Zoti ishte pranë meje."
"[Ne] kapem atë, i morëm pushkën. Ne e hodhëm atë në dysheme dhe e mbajtëm atë deri sa erdhën autoritetet. " ka shtuar ai.
Swain është arrestuar dhe Departamenti i Policisë në San Diego është duke hetuar rastin.
Shikoni më poshtë videon nga ky rast: http://news.yahoo.com/woman-unhappy-with-haircut-allegedly-tries-to-111743260.html
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.