Lajmet e fundit

Pas golit të tij në El Classico, James Rodriguez festoi në atë mënyrë që la të nëkuptohet se do të dëshironte të luftonte për një vend në Real Madrid, dhe të njejtën e ka sugjeruar edhe gruaja e tij, Daniela Ospina.
Ish-futbollisti i Monacos më përpara do të luftonte për vendin e tij se sa të dalë nga nga dera e pasme, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.
“James është shumë i përqendruar, është një vendim shumë personal”, shpjegoi Ospina.
“Nuk mund të premtoj asgjë, por James dëshiron që të vazhdojë me Real Madridin, dhe une e dua Madridin po ashtu, jam shumë e lumtur në Spanjë dhe dua të qëndroj këtu”, shtoi ajo.