Lajmet e fundit

Plagët bëhen kujtime të pashlyeshme për tërë jetën. Për këtë arsye artistja e tatuazheve Flavia Carvalho vendosi të bëjë diçka për këtë.
Projekti i saj "A Pele da Flor" (Lëkura e luleve) ka të bëjë me dhënien e tatuazheve falas për gratë e lënduara nga dhuna.
Për dy vjet, Carvalho ka ndihmuar gratë që të mbulojnë plagët e lëna nga thika dhe plumbat.
Ajo i ka transformuar këto momente të pakëndshme të tyre duke i përmirsuar dhe kështu duke i bërë plagët që të duken më mirë.
Flavia Carvalho drejton një studio në Curitiba, Brasil.
"Këtë projekt e kam filluar kohëve të fundit, dhe unë nuk e kisha idenë se do të marrë kaq shumë vëmendje nga mediat," tha Carvalho për Huffington Post, transmeton Klan Kosova.
"Ky projekt filloi shumë spontanisht. Siç thashë, shërbimet e mia janë një qind për qind vullnetare, dhe e vetmja "kosto" që gratë kanë nevojë për të investuar është që të zgjedhin një dizajn për tatuazhet e tyre!
Gjithçka filloi rreth dy vjet më parë, kur kam punuar me një klient i cili donte që të mbulonte një mbresë të madhe në bark të saj. Ajo më tha se ajo ishte në një klub nate, dhe kur ajo u kthye një njeri i cili iu afrua asaj, e theri me një thikë"
Ai që tronditi mua më ishte historia e një vajze 17 vjeçare e cila ishte lidhur me një plak dhe prej muajsh, vuante nga marrëdhënia abuzive."
Kur ai deshi që ta përfundojë lidhjen me të, ai e ftoi në një takim ku ata filluan të përleshen, dhe ai e theri disa herë në bark, dhe më pas e përdhunoi vajzën", shtoi më tej ajo.
Ajo gjithashtu bën tatuazhe falas për gratë që dëshirojnë t'i nënshtrohen mastectomisë - tautazh i cili mbulon shenjat e lëna nga plumbi.





