Një video virale, që tregon një grua duke mbajtur një luan në krahë në një rrugë të Kuvajtit, tregon pasojat e arratisjes së kafshës, konfirmuan autoritetet lokale.
Videoja, e cila qarkulloi gjerësisht në internet, pasi u shpërnda në mediet sociale, tregon një grua të re duke mbajtur një luan në krahë në jug të qytetit të Kuvajtit, ndërsa kafsha duket se po lufton.
Policia e mjedisit tha se luani i përket gruas dhe babait të saj. Oficerët ndihmuan në kapjen e maces së madhe kur ajo u pa teksa endej rrugëve dhe ajo u kthye në kujdestarinë e gruas.
Kafshët ekzotike, përfshirë luanët, janë të ligjshme për t'u mbajtur si kafshë shtëpiake në Kuvajt.
https://www.youtube.com/watch?v=sQbK3hZ8JGk&t=2s
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.