Një grua në Gjakovë dje ka raportuar se bashkëshorti i saj me probleme mendore dhe i hospitalizuar në Spitalin e Prizrenit, nuk ka marrë trajtimin e duhur nga ekipi mjekësor.
"Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj - me probleme mendore, i cili prej disa ditësh ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal Prizren, nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar", bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.