12.11.2018 · përditësuar para 2802 dite1 min lexim
Një grua 93 vjeçare, Dorothy Williams ka gjetur fatin e jetës në këtë moshë, madje ka vendosur edhe te martohet me të.
Burri në fjalë quhet Richard Rola dhe është 87 vjeçar, ata kanë organizuar me rastin e martesës së tyre edhe dasmë, njofton Klan Kosova.
Dorothy kishte qenë beqare pothuajse 25 vite pasi i kishte vdekur ish bashkëshorti i saj i parë, po ashtu edhe ish bashkëshortja e Richard kishte ndërruar jetë që nga viti 2014.
Ata nuk kishin menduar asnjëherë të gjenin dikë tjetër, por fati i tyre ishte i tillë.
Ata u takuan në shtëpinë e Dorothy-t, ku Richard ishte i thirrur për të rregulluar disa prishje në shtëpinë e gruas 93 vjeçare, pasi ai kishte një kompani për përmirësimin e shtëpive.
Romanca e tyre filloi aty dhe ata shprehën për njëri tjetrin tejet me fat.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DM
SHKRIMI NGA
D M
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.