Lajmet e fundit

Një gropë e madhe është hapur në rrugën që çon nga Reshtani për në Suharekë.
Kështu kanë njoftuar lexues të Klankosova.tv.
Sipas tyre, kjo po paraqet rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion.
“Ju njoftojmë për një rrezik serioz në magjistralen Reshtan–Suharekë, ku në asfalt është krijuar një gropë e thellë që paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e pjesëmarrësve në trafik”.
“Në këtë segment ka qarkullim të dendur dhe, veçanërisht gjatë natës ose në kushte me shi, ekziston rrezik real për aksidente dhe dëme të mëdha materiale në automjete”, tha ky lexues për Klankosova.tv.
Banorët po kërkojnë që institucionet përgjegjëse të reagojnë sa më shpejt për sanimin e rrugës. /Klankosova.tv