Golden State Warriors ka shënuar fitoren ndaj Memphis Grizzliesm e rezultat 116:117 duke e rrëmbyer ndeshjen e parë të serisë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore në NBA.
Ja Morant udhëhoqi listën e pikëshënuesve me 34 pikë dhe kontribuoi me 10 asistime, por nuk arriti ta realizojë tentimin e fundit për kosh që do t'ia fitonte eventualisht ndeshjen klubit të tij.
Në anën tjetër, Jordan Poole me 31 pikë ishte më i miri te Warriors për sa u përket pikëve të shënuara.
Kështu, Grizzlies e kanë humbur epërsinë e terrenit, dhe mbetet të shihet se si do të shkojë pjesa tjetër e serisë.
https://www.youtube.com/watch?v=pJXy1_r4RCw&t=1s
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.