Lajmet e fundit
Asi i Los Colchoneros ka thënë se do të donte që një ditë të kthehet për të luajtur në Francë.

Antoine Griezmann ka thënë se dëshiron të kthehet në Ligue 1.
Francezi ka shkëlqyer këtë edicion tek Atletico Madrid, duke e udhëhequr skuadrën drejt finales së Ligës së Kampionëve, ku u mposht nga Real Madrid.
Por ai ka thënë se do të donte që në të ardhmen të mos mbetet në La Liga.
“Të kthehem në Francë? Pse jo. Sigurisht që do të doja një ditë të luaja në Francë”.
“Te cili klub? Nuk kam asnjë ide. Kam qenë i dhënë pas Olympique Marseille, ndërsa në anën tjetër e kam mikun tim Lacazette në Lyon”.