Lajmet e fundit

Shefi i ndihmave të Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, ka reaguar pas raportimeve se më shumë se 100 njerëz u vranë dhe qindra u plagosën në Gaza teksa po prisnin për ndihma.
Ai u shpreh se edhe pas kaq kohe luftë, Gaza ende ka aftësi të na trondisë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Edhe pas gati pesë muajsh armiqësish, Gaza ka ende aftësinë të na tronditë. I tmerruar nga vrasja dhe plagosja e raportuar e qindra njerëzve gjatë një transferimi të furnizimeve ndihmash në perëndim të qytetit të Gazës”, është shprehur ai.