08.11.2019 · përditësuar para 2459 dite1 min lexim
“Antoine Griezmann do të vazhdojë ta shijojë një karrierë të suksesshme në Barcelonë”, kështu ka thënë ish-menaxheri, Didier Deschamps.
Deschamps ka theksuar se sulmuesit Griezmann i nevojitet kohë për të shkëlqyer në skuadrën katalunase, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Futbollisti 28 vjeçar ka braktisur Atletico Madridin për t’iu bashkuar Barcelonës gjatë verës, por ai nuk ka arritur ta gjejë formën më të mirë të tij në Camp Nou.
Ndërsa Deschamps nuk është i shqetësuar për këtë gjë. Ai ka thënë se thjesht Grizemannit i nevojitet ende kohë për t’u përshtatur më mirë me klubin e tij të ri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.