Lajmet e fundit

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann ka deklaruar se për të do të ishte ëndërr të fitonte Topin e Artë dhe të bëhet legjend e kryeqytetasve në këtë aspekt.
"Do të ishte një ëndërr të hyja në historinë e Atleticos duke fituar Topin e Artë", është shprehur Griezmann.
Francezi është shprehur i kënaqur me formën aktuale të tij.
"Tani duke se futbolli është duke më buzëqeshur mua, jam shumë i lumtur në aspektin e nivelit personal dhe gjithashtu të grupit me bashkëlojtarët e mi dhe trajnerët", ka përfunduar Griezmann.
27 vjeçari së fundmi ka fituar Kupën e Botës me kombëtaren franceze, ku ai shkëlqeu me paraqitjen e tij në këtë kampionat.