Lajmet e fundit
Megjithëse është mposhtur në dy finale të mëdha, francezi është i vendosur të fitojë një trofe të madh me skuadrën e Diego Simeone.

Antoine Griezmann ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Atletico Madrid, megjithë ofertat e shumta.
Griezmann pati një edicion të mirë duke shënuar 32 gola në të gjitha garat për skuadrën nga kryeqyteti spanjoll, para se të shkëlqente edhe në Franca 2016.
Sulmuesi ka marrë oferta nga skuadra të mëdha, por është i vendosur të mbetet në Madrid.
"Gjithmonë ua kam bërë të qartë agjentëve: nuk dua të largohem nga skuadra".
"Kam marrë oferta të shumta, por nuk kam dashur as të mendoj në atë drejtim. Shpresoj që të fitoj dicka të madhe me Atletico".