Lajmet e fundit

Antoine Griezmann ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re me Atletico Madridin, raporton LE 10 Sport, transmeton Klan Kosova.
26 vjeçarit duket se i është mbushur mendja që të transferohet te Barcelona, dhe as oferta e re e madrilenëve nuk e ka bindur ndryshe.
Në anën tjetër, klubi katalunas duhet vetëm që t’i paguajë 100 milionë euro aq sa parashihet në klauzolën e tij, në mënyrë që transferimi i tij të ndodhë.
Ky raport po ashtu pohon që lojtari dhe klubi tashmë janë pajtuar për një marrëveshje.