Lajmet e fundit
Asi i Atletico Madrid është i lidhur me një kalim tek disa nga klubet më të mëdha në Europë, por ka thënë se nuk e ka në plan të largohet nga skuadra spanjolle.

Antoine Griezmann është i kënaqur që po përflitet kalimi i mundshëm i tij tek Paris Saint-Germain, por ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra spanjolle.
Francezi është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës kryeqytetase këtë edicion, pasi ka shënuar 19 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat.
Përveç PSG-së, Chelsea po ashtu është duke e përcjellë zhvillimin e tij.
“PSG? Ka shumë klube që më pëlqejnë, por nuk e shoh veten tek to”.
“Jam këtu tek Atleico dhe duke u këanqur në La Liga. Por mund të them që nëse një skuadër si PSG interesohet për ty, atëherë je lojtar i mirë”.
“Mendoj që Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich janë skuadrat më të mira. Por edhe PSG është aty”.
“As ne nuk jemi larg. Të shohim”.