Lajmet e fundit
Francezi ka thënë se është në biseda me skuadrën për vlerën e klauzolës së kontratës, që pritet të rritet për 20 milionë euro.

Antoine Griezmann është në bisedime për rritjen e klauzolës së kontratës.
Griezmann, që ka kontratë me Atletico deri më 2020, ka shkëlqyer këtë edicion në La Liga, duke shënuar 19 gola në të gjitha garat.
Paraqitjet e tij kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për të, ndaj klauzola e tij, pas këtyre bisedave, pritet që ta ketë vlerën 100 milionë euro.
"Jemi në bisedime. Përfaqësuesit e mi janë duke e bërë këtë gjë".
"Jama i përkushtuar në punën që bëj, por bisedimet janë duke ecur mirë".