Lajmet e fundit

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antonie Griezmann, ka konfirmuar se në ditët në vijim do të njoftojë më konkretisht planet për të ardhmen.
27 vjeçari, vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te kampioni Barcelona, pas edhe një sezoni të jashtëzakonshëm me Atleti, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.
Kështu francezi pritet që këtë javë ta konfirmojë të ardhmen para se të nisë Kupa e Botës.
“Është mirë se po ka një interesim”.
“Ka mbetur edhe një javë. Mendoj se këtë javë do të tregojë”, ka thënë Griezmann.