Lajmet e fundit
Asi francez i Los Rojiblancos ka thënë se duan që stadiumin e ri ta bëjnë sefte me fitore ndaj skuadrës kampione të Spanjës dhe Europës, Real Madrid

Antoine Griezmann dëshiron fitore në derbin e së shtunës në La Liga ndaj rivalit lokal, Real Madrid.
Dy skuadrat do të përballen për herë të parë në Wanda Metropolitano, stadiumin e ri dhe të përfunduar këtë verë.
“Ne duhet të fitojmë derbin e parë në Ëanda dhe tifozët do të vijnë me entuziazëm të madh”.
“Kur luajmë para tifozëve tanë, atëherë është shumë e vështirë për kundërshtarët. Ne do të tentojmë të fitojmë dhe po përgatitemi shumë mirë për këtë”.