Lajmet e fundit

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antonie Griezmann ka shprehur dyshimet e tij për një kalim të mundshëm në Angli, pas interesimit nga Manchester United.
Squawka mëson se United janë gati të ofrojnë në verë 104 milionë funta.
Griezmann po ashtu do të mund të përfitonte 200 mijë funta në javë.
“Kush e di se si do përfundojë sezoni. Nëse përfundon keq, ndoshta do ta pyes veten”.
“Për momentin kjo nuk është relevante”, ka thënë francezi.
“Krahas kësaj, po e pyes veten se ku të shkoj. Në Spanjë janë Barcelona dhe Real Madrid. Barcelona ka një super treshe. Real Madrid? Është e pamundur nga klubi ku jam”, ka shtuar Griezmann./Klan Kosova/